Ministri Toshkovski: Ish-Kryetari i Komunës i BDI-së i Përfshirë në Incidentet e 28 Nëntorit; BDI-ja akuzon për manipulim
Siguria publike nuk është prishur kurse Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është e gatshme që të përgjigjet në mënyrën e duhur për të gjitha sfidat e mundshme më 11 dhjetor. Ministri i Punëve të Brendshme deklaroi një ditë më parë se policia ka vepruar profesionalisht për të gjitha incidentet e fundit dhe se ka informacione operative për përfshirjen e funksionarëve të BDI-së, më saktë, të një ish kryetari komune.
“Po ka edhe informacione të tilla operative, edhe në Kumanovë, edhe në Shkup. Nuk do të doja tani të dal me informacione në opinion. Gjithmonë jam i kujdesshëm se çfarë informacionesh shpërndaje për procedurat parahetimore dhe hetimore por është fakt se ka informacione të tilla operative se kryetar i mëhershëm komune nga radhët e BDI-së direkt ka qenë i përfshirë, bashkë me një grup në organizimin e këtyre ngjarjeve, por për dallim nga më herët kur kemi pasur përndjekje politike, tani ministria vepron me urdhër të Prokurorisë Publike me fakte dhe dëshmi”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.
BDI-ja reagoi ndaj Toshkovskit. Sipas tyre, është ironike dhe e papranueshme që ministri i Punëve të Brendshme, guxon të bëjë akuza të pabaza dhe përpiqet të largojë vëmendjen nga dështimet e tij të vazhdueshme.
“Qytetarët nuk duhet të manipulohen me manipulime kaq të ulëta. Faktet flasin vetë: ky ministër tregon një dështim të plotë në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjen e rendit publik. Ai nuk ka kurrfarë besueshmërie për të folur për çështje të tilla, aq më pak për të akuzuar pa bazë njerëz që nuk kanë lidhje me këto ngjarje. Ai nuk ka kurrfarë besueshmërie për të akuzuar pa bazë njerëz që nuk kanë lidhje me këto ngjarje”, reaguan nga BDI.Qytetarët nuk duhet të manipulohen.
Sa i takon sigurisë së Gjykatës Kushtetuese deri në ditën kur duhet të merret vendimi, Toshkovski thotë se vetëm njëri nga gjykatësit është i ruajtur nga policia kurse kryetari, nuk ka sigurim të posaçëm./Alsat.mk