Kosovë

Haziri thotë se votuesit kosovarë janë me LDK-në e jo me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se votuesit i ka kthyer LDK-ja ndërsa funksionarët i ka marrë VV-ja.

Sipas tij, kjo përbën një dallim të madh.

“Ajo që zakonisht përcjellet kur ka fraksionime e ndarje të tilla të dhimbshme, votuesit kthehen por funksionarët mbesin aty ku janë. Funksionarët i kanë marrë VV-ja kurse votuesit i ka kthy LDK-ja”, ka thënë Haziri në “Ankesa” me Arben Ahmetin

Sipas Hazirit, Vetëvendosja ka arritur që me ndihmën e të tjerëve të fitojë rezultate./Gazeta10