Dështon tenderi për blerjen e naftës, NTP do të përdorë sërish naftë nga rezervat shtetërore
Ka dështuar tenderi i NTP-së për blerjen e Eurodieselit, mëson Telma jozyrtarisht nga burimet e saj. Sipas burimit, tenderi është anuluar nga një komision i ndërmarrjes, Arsyeja është se një ofertues ka aplikuar për thirrjen publike me dokumentacion jo të plotë, pra pa dorëzuar garanci bankare prej të paktën 3%, transmeton Portalb.mk.
Drejtori i ndërmarrjes, Dragi Kushovski, nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të Telmës për të dhënë informacion më të detajuar.
Ky nuk është tenderi i parë i pasuksesshëm për NTP-në. Sipas informacioneve të Telmës, vetëm një operator ekonomik ka aplikuar për tenderin paraprak, i cili është refuzuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë.
Problemi me transportin publik ka kohë që ka probleme dhe kulmoi dy javë më parë kur NTP funksiononte me tridhjetë autobusë. Pjesa tjetër ishte parkuar në garazhe, për mungesë nafte.
Problemi përkohësisht është tejkaluar me vendim të Qeverisë, me të cilin qytetit të Shkupit i është dhënë hua karburanti nga rezervat shtetërore të naftës.
Ky opsion nuk përjashtohet as këtë herë. Kryeministri Mickoski thotë se do të duhet të ndihmohet sërish, por kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.
U kërkua nga Byroja për prokurime publik që të jepet mendim pozitiv për një marrëveshje të kushtëzuar në mënyrë private, pra një marrëveshje të menjëhershme dhe ashtu ndodhi, u bë e mundur. Pjesa tjetër i takon Qytetit. Vetëkuptohet që ne si qeveri nuk do të ulemi të heshtur dhe të vëzhgojmë se çfarë do të ndodhë, por le t’i japim një shans sot ose nesër, të shohim nëse do të ketë përsëri blerje ose disa nga operatorët ekonomikë të ndryshojnë mendje. Nëse jo, përsëri do të duhet të ndihmojmë si qeveri, pra të ndërhyjmë me një kredi të caktuar”, tha Hristjan Mickoski.
Ndërkohë, teksa autobusët po shfrytëzojnë sasitë e fundit të naftës nga rezervat e mallrave, po vijon hetimi i Policisë Financiare për dy tenderat për blerjen e karburanteve.
Qeveria thotë se është në proces analiza e tregut dhe po përgatitet tenderi për blerjen e 100 deri në 120 autobusëve elektrikë.