Glauk Konjufca ua tregoi derën e Kuvendit deputetëve të Listës Serbe: Turp të keni!
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka ndërprerë punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës pas ardhjes së deputetëve të Listës Serbe në sallë. Konjufca ka thënë se ardhja e tyre në Kuvend një herë në gjashtë muaj është “sjellje e patolerueshme.”Ai ka kërkuar nga të njëjtit ta lirojnë Kuvendin e Kosovës, ndërsa u ka thënë “Shkoni edhe rrini gatitu shefit kriminel [Millan] Radoiçiq”.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë e provokojnë në këtë mënyrë. Është me të vërtetë e patoleroueshme në Kuvendin e Kosovës kjo sjellje një herë në gjashtë muaj me ardhë me keqpërdorë para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni edhe rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardhë në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me e liru Kuvendin e Kosovës”- është shprehur ai.