Degradohen shqiptarët në P*olicinë e Tetovës
Ndryshime të çuditshme kanë ndodhur ditëve të fundit në Sektorin për Punë Të Brendshme në Tetovë. Konkretisht sipas informacioneve të portalit tonë është shkarkuar nga posti S. Ismaili pa asnjë arsye. Ai ka qenë epror i lartë i p*olicisë së uniformuar dhe shef i ndërrimit. Tani atij i’a kanë marrë statusin e p*olicit zyrtar dhe është dërguar tek pjesa administrative e policisë. Për këtë arsye ne kemi kërkuar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme motivet për shkarkim por nuk kemi marrë përgjigje.
S. Ismaili është p*olic i shkolluar dhe ka 17 vite përvojë pune i njohur në gjithë qytetin që ka kryer punën me profesionalizëm dhe ndershmëri dhe në vend që të ngrihet në pozitë ai shkarkohet pa arsye. I paqartë është edhe roli i BDI-së në këtë vendim pasi ai ka qenë ish-ushtar i UÇK-së qysh në moshën 20 vjeçare./Shqipmedia