Maqedoni

Mickoski takon Kostan dhe Kosin: Nuk pranojmë ultimatum

Kryeministri Mickoski gjatë vizitës zyrtare në Bruksel ka takuar kreun e ri të Këshillit të BE-së Antonio Kosta dhe komisioneren e re për zgjerim të BE-së Marta Kos. Mickoski, në publikimet e tij në rrjetet sociale thotë se këto takime i ka shfrytëzuar për lobimin dhe sqarim të qëndrimeve të shtetit dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit. Në Bruksel qëndruan të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor për të takuar përfaqësuesit e institucioneve të BE-së.

“Biseduam për të gjithë atë që ne e kemi kaluar si sfidë, për gjithçka nga e cila hoqëm dorë në emër të vlerave evropiane por edhe i afirmuam qëndrimet tona se nuk pranojmë ultimatume, se jemi të gatshëm të bisedojmë aq sa është e nevojshme për të gjetur mënyrë për ta hapur kllasterin e parë, ta kalojmë shpejt procesin e negociatave dhe të bëhemi anëtare e plotfuqishme e BE-së”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk