Berisha rikthehet në Kuvend, reagon Jonida Tabaku: Është shumë i rëndësishëm
Një lajm të mirë e ka konsideruar deputetja demokrate, Jorida Tabaku, rikthimin e Sali Berishës në Kuvend, pas një mungese prej 11 muajsh për shkak të masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO, arrest shtëpie.
Tabaku tha se Berisha u rikthye në Kuvend pas një tebeje që zgjati pothuajse 1 vit, ndërsa e konsideroi kreun demokrat si lojtarin kryesor të ekipit opozitar.
“Sigurisht që është rikthyer pas një beteje që ka zgjatur për rreth 1 vit. Është një lajm i mirë për PD dhe strukturat e saj.
Kishim lojtarin kryesor jashtë fushe, është shpenzuar shumë energji në këtë betejë të drejtë, dhe në kushte të tjera kjo energji do të shpenzohej për kundërshtarin.
Ky rikthim i Berishës përpara zgjedhjeve elektorale është shumë i rëndësishëm, pasi jo vetëm do të gjallërojë strukturat e PD, por sot opozita mund të fokusohet tërësisht në dhënien e një alternative. Berisha është një nga denoncuesit më të fortë dhe besoj se do vazhdojë ta bëjë këtë gjë”, tha Tabaku për News 24.