Mbrëmë u mbajt takimi i Trupit Operativ të Kryesisë së Koalicionit VLEN: Shqiptarët po përfaqësohen denjësisht!
Mbrëmë u mbajt takimi i Trupit Operativ të Kryesisë së Koalicionit VLEN, organ i përbashkët ndërpartiak i këtij koalicioni.
“U diskutua për aktualitetin politik dhe koordinimet e rregullta për punët e Qeverisë dhe Kuvendit. Shqiptarët po përfaqësohen denjësisht”, thuhet në njoftimin fillestar nga ky takim.