Populli shqiptar BDI-në e duroi më shumë se dy dekada në pushtet, prandaj Pse akoma duhet ti duron veprimet e saj të padrejta edhe në opozitë?
Shkruan: Ejup Berisha
Bashkimin Demokratik për Integrim shqiptarët që jetojnë në RMV e kanë duruar 21 vite në pushtet. Ky subjekt politik ka bërë çfardo lloj manipulimi, intrige, keqtrajtimi dhe dhunimi ndaj popullit shqiptar dhe ky popull asnjëherë nuk ka reaguar me histeri ndaj BDI-së për keto sjellje të saj. Pra themë asnjëherë sepse kështu ka qenë sjellja dhe raporti i popullit shqiptar ndaj subjektit politik që gjatë kohë ka qenë në pushtet në Republikën e Maqedonisë. E BDI nga ana tjetër nuk po mundet ta duron katër muaj pozicionimin e saj të merituar në opozitë. Udhë heqësit e këtij subjekti politik duhet përkujtuar se populli shqiptar që jeton në këtë shtet nuk e ka pasur lehet me të në pushtet bile lirisht duhet thënë se ai e ka pasur shumë vështirë me një subjekt të tillë politik qe nuk ishte i disponuar qe ta instalon demokracinë por e instaloj antipodin e saj autokracinë. Bile edhe më keq sa ishin në pushtet këta të BDI-së e instaluan praktikën e të bërit gjithçka që deshtën dhe këta bënë çfar deshtën apo në të shumtën e rasteve ata bënë shumë gjëra të kë qija dhe të shëmtuara në dëm të popullit shqiptar. Dhe për çudi të njejtët nuk u përpoqën që të jepnin llogari para këtij populli për ato gjëra që i bënë në dëm të tyre.Dhe çfar është më e keqja këta edhe në opozitë po mundohen që tu bëjnë keq apo po dhe dëme dhe të këqija shqiptarëve. Mendoj se duhet të jetë bërë Boll më me këto praktika të tyre të mbrapshta. Për gjithçka duhet të ketë fund pra edhe për të
këqijat detyrimisht duhet të ketë një Mjaft më. Pra populli shqiptar duhet ti thotë Mjaft më BDI-së. Pasiqë janë të padurueshme dhe te pa justifikueshme ato gjëra të pahijshme dhe të shëmtuara të cilat po vazhdojnë që ti bëjnë udhëheqë sit aktual të BDI-së në luftën e tyre për tu rikthyer me çdo kusht në pushtet. Nuk ka askush të drejtë tua ndaloj apo tua mohoj subjekteve politike të drejtën e tyre të ligjshme për tu pozicionuar në pushtet kuptohet nëse këto i fitojnë votat e qytetarëve në zgjedhje të drejta dhe të ndershme. Por në rastin e BDI-së duhet të zbatohen disa rregulla dhe parime tjera.
Pra një subjekt politik që e ka humbur pushtetin me meritë siç eshte rasti me BDI-në ky mund dhe duhet të kthehet në pushtet vetëm atëherë pasi të ketë dhënë llogari para popullit për të bërat dhe të pabërat e tij gjatë kohës sa ka qenë në pushtet.Dhe pasiqë ai subjekt politik të jetë reformuar realisht dhe rrënjësisht. Mendoj se nëse BDI nuk i bën këto dy gjëra kjo Parti jo vetëm që nuk duhet ta ketë vendin në pushtet por i njejti nuk guxon asesi ta ketë vendin në të. Kjo porosi vlen për qytetarët shqiptar sepse ky i ka përjetuar dhe do të mund të vazhdon që ti përjeton të këqijat dhe tmerret nga fakti i të qenit të BDI-së në pushtet. Këta e kanë përvojën e hidhur 21 vjeqare nga të qenit të kë
tij subjekti politik jo vetëm në skenën qendrore politike por edhe në atë lokale. Pra mos ti numroj të këqijat dhe tmerret e BDI-së se po më dhemb koka vërtetë po. Prandaj derisa BDI nuk u jep llogari shqiptarë
ve për periudhat 2002-2006 dhe 2008-2023 keto janë vitet e të qenit të saj në pozicionin qendror dhe lokal dhe nese e njejta Parti nuk reformohet realisht dhe rrënjësisht e njëjta ripërsëris vendin e merituar e ka ne opozitë e asesi në pushtet. Për këtë qështje duhet vendosur populli shqiptar i RMV-së dhe i një
jti nuk duhet ta ripërsëris gabimin 21 vjeçar që e bëri me BDI-në në pushtet.