Maqedoni

Ismet Ramadani mori detyrën e drejtorit në Teatrin Shqiptar në Shkup

Me vendim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ismet Ramadani, aktor dhe profesor në Fakultetin e Artit Dramatik, emërohet drejtor i IN Teatri Shqiptar Shkup.
Një emocion i papërshkruar në ditën e parë në rolin e drejtorit të Teatrit Shqiptar, aty ku janë fillimet e mia si aktor me mbi 20 role të luajtura.
“Është një ëndërr dhe vizion i imi për një teatër që përqafon inovacionin por i rrënjosur thellë në traditë, duke ofruar shfaqje të cilat akoma më shumë do ta sfidojnë publikun.
Dua të falenderoj miqtë nga Alternativa, Afrimin dhe Zekën që i besuan vizionit tim, një vizion të cilin bashkë e ndajmë, pasi dhe vet Alternativa në postullatet e veta ka kultivimin e kulturës, traditës dhe vlerat tradicionale të shqiptarëve. Besoj se do të kontribuojmë në krijimin dhe zhvillimin e një shoqërie kulturalisht të emancipuar, dhe këtë e kemi dëshmuar bashkarisht për aq sa isha në kabinetin e Ministrit të Kulturës.
Dua të shpreh mirënjohjen time për aktorët e jashtëzakonshëm që ka ky institucion ku vij me një përvojë 18 vjeçare të profesorit të lëndës së Aktrimit pranë fakultetit të Artit dhe Drames në Universitetin sh.Kirili dhe Metodi -Shkup. Bashkë do ta bëjmë skenën një vend ku do të lind edhe brezi i ardhshëm i aktorëve, regjisorëve,dhe artistëve në pergjithësi”, ka shkruar Ismet Ramadani.