Maqedoni

Fetai nuk frikohet nga padia e Grubit: Artan, pushka tu bëftë top!

Zv.kryeministri, Arben Fetai ka reaguar ndaj paralajmërimit të Artan Grubit për padi ndaj tij.

“Pushka top t’u bëftë, Artan.
Turpërim më të madh se ai që shqiptarët kanë përjetuar nën qeverisjen tënde nuk ka pasur, dhe nuk do të ketë më kurrë. Tani ka kush kujdeset për ta.

As Mijallkovi, as djalli e as i biri nuk do t’ju shpëtojë. Të njohim mirë Artan, si paren e kuqe.
Koha e llogaridhënies ka ardhur, Artan”, ka shkruar Fetai.

Paraprakisht, Artan Grubi nga BDI ka reaguar ndaj akuzave të Arben Fetait nga VLEN, i cili sot në konferencë për shtyp duke komentuar incidentet me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror, tha se BDI ka shfrytëzuar festën e 28 Nëntorit për ta destabilizuar vendin, ndërsa për të arrestuarit tha se janë bashkëpunëtor të Artan Grubit. Grubi thotë se në rast se Fetai nuk kërkon falje brenda 24 orëve, të njëjtin do ta padis.