BallinaMaqedoni

Arrestime në Shkup dhe Kumanovë: Sillnin femra nga Brazili për pro’stitucion në Maqedoni

Një shtetase braziliane me ndihmën e dy shtetasve të Maqedonisë dhe personave nga Portugalia kanë rekrutuar femra nga Brazili për të kryer prostitucion në Shkup. Çiftet kanë jetuar në kompleksin Xhevahir Holding dhe çmimi i shërbimeve varionte nga 150 deri në 800 euro, njoftoi policia.

Policia bën të ditur se janë kryer aksione në Shkup dhe Kumanovë, transmeton portali Lideri.mk, me ç’rast janë arrestuar katër persona: D.J.N.M. (34), M.M. (57), S.D. (47) dhe N.M. (23), i cili dyshohet për pastrim parash.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga dhjetori i vitit 2023, e dyshuara e parë, një shtetase braziliane, së bashku me dy shtetas të Maqedonisë dhe me ndihmën e personave të paidentifikuar nga Portugalia, kanë organizuar rekrutimin dhe akomodimin e femrave nga Brazili në Shkup për të kryer prostitucion. Ata ishin vendosur në apartamente me qira në kompleksin Xhevahir Holding dhe u ofronin shërbime seksuale klientëve përmes një faqe interneti ndërkombëtare për vajza shoqëruese./Lideri