Kumanovarja me notë 10.00 mbrojti temën e diplomës në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë
Mendushe Xheladini Selmani nga Kumanova me sikses maksimal e ka mbrojtur temën e diplomës me notën maksimum 10-dhjetshe, në Fakultetin e Medicinës Akusheri-drejtimi Mami pranë Universitetit të Tetovës, shkruan Lideri.mk.
“Dihet që mesazhet më të bukura dhe më të sinqerta janë ato të cilat dalin nga zemra.
Gjithashtu sot në këte ditë të madhe në këte festë kombëtare, urojmë vajzën tonë Mendushe Xheladini Selmani për mbrojtjen e temës së diplomës me notën maksimum 10-dhjetshe, në Fakultetin e Medicinës Akusheri-drejtimi Mami.
Njëherit falenderojmë komisionin dhe mentorin për bashkëpunimin e sjelljet korrekte”, e ka uruar me krenari i ati i saj, vetwrani i arsimit Etem Xheladini./Lideri