Kosovë

Kurti në Vlorë krah Ramës në festimet për 28 Nëntorin

Ka nisur në Vlorë ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë, me prezencën e krerëve më të lartë të shtetit.

Presidenti shqiptar Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha pas këndimit të Himnit Kombëtar, kanë vendosur kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit.

Në 112 vjetorin e pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi dhe qindra qytetarë, mes tyre shumë të ardhur nga Kosova janë bërë pjesë e festës me veshje kombëtare./A2Cnn