BallinaMaqedoni

Kasami dhuron libra për nxënësit shqiptar në Danimarkë

Kreu i komunës Tetovës, Bilall Kasami së bashku me biznesmenin shqiptar Lazim Destani në shkollën Tinjberg të Kopenhagës, kanë dhuruar 500 libra për nxënësit shqiptar që jetojnë atje. Sipas Kasamit, kjo shkollë po ruan gjuhën shqipe dhe traditën shqiptare. Gjithashtu Kasami ka deklaruar se shumica e nxënësve janë nga qyteti i Tetovës.

Statusi i plotë i Kasamit

☺️Emocion e krenari. Me mbi 30 vite, në shkollën Tinbjerg në 🇩🇰Kopenhagë po ruhet e po mësohet dinjitetshëm gjuha shqipe. Mësuesi Sabri Ibishi na tregoi se nxënësit më së shumti janë nga qyteti i Tetovës me rrethinë ndërsa ata me përplot krenari po e mësonin dhe po e ruajn gjuhën e të parëve tanë, gjuhën e Fishtës. Për këtë 🏫shkollë, me krenari dhuruam 500 📚libra kryesisht nga Rilindja Kombëtare dhe Klasike të Letërsisë Botërore, pra me mbi 50 tituj të ndryshëm.
Faleminderit për këto emocione dhe këtë mikpritje!