BallinaMaqedoni

Në Gjykatën e Kumanovës sot vazhdoi procesi kundër Maksim Dimitrievskit

Në Gjykatën e Kumanovës sot vazhdoi seanca në të cilën kryetari i Komunës së Kumanovës – Maksim Dimitrievski, akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare, transmeton Lideri.mk.

Ai përballet me kallëzim penal nga disa kompani ndërtimore të Kumanovës lidhur me rastin e mosmarrjes së lejeve për ndërtimi i objekteve në Kumanovë, njoftoi MIA.

Në seancën e sotme u dëgjua dëshmitari i mbrojtjes, Aleksandar Gelevski, sekretar i komunës dhe arkitekt./Lideri