Shqipëri

Sali Berisha pas lirimit nga burgu shtëpiak: Sot është një ditë e mirë për shqiptarët

Lirimi i Sali Berishës nga masa “arrest shtëpie” ka sjellë entuziazëm për të gjithë simpatizantët e PD-së. Pas 11 muajsh në arrest shtëpiak, Berisha u prit në selinë e partisë i rrethuar nga brohoritma e tyre.

Sipas krye demokratit, Shqipëria sot u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë.

“Sot është një ditë e mirë për shqiptarët. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës, sepse sot nuk fitoi Sali Berisha, sot fitoi e vërteta. Sot ka fituar ligji dhe kushtetuta. Sot ka fituar Shqipëria”, tha Berisha.

Lideri i opozitës vazhdimisht ka bërë thirrje për protesta, mosbindje civile me qëllim krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet parlamentarë të 2025. Gjatë protestës së djeshme, demokratët e bindur bënin thirrje se “po fryn erë ndryshe për PD-në”. Berisha, nga selia e partisë, edhe një herë bëri thirrje për qeveri teknike.

“Krijo qeverinë teknike se mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra, gra, djem dhe vajza, do të kenë liderin e tyre me vete. Këta shqiptarë duan përgjigje nga ty, sepse piramida jote e mashtrimit sot u shkrumbua përfundimisht”, u shpreh ai.

Berisha u lirua nga Gjykata e Posaçme, pas 11 muajsh në masën e sigurisë “arrest i shtëpisë”. Në kundërshtim me SPAK, Gjykata e Posaçme njoftoi se nuk ekzistojnë më kushte ligjore për mbajtjen e Berishën në masën e sigurisë.

Berishës iu caktua masa “arrest shtëpie” me akuzat për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi./ Alsat.mk