Shqiptarët e Sarajevës në mënyrë solemne do të festojnë 28 Nëntorin, janë të ftuar gjithë bashkëkombasit
Shqiptarët e Sarajevës dhe mbarë Bosnje e Hercegovinës u bashkohen manifestimeve me rastin e Festave të Nëntorit.
Afaristi dhe veprimtari i njohur Mitat Fidani, nga Qendra Kulturore Shqiptare në Sarajevë që organizon manifestimin e 28 Nëntorit, duke folur për portalin Lideri.mk njofton se manifestimi qendror do të mbahet nesër, pikërisht në Ditën e Flamurit.
“Manifestimi mbahet në hotel Hills, ku janë të ftuar të marin pjesë të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë në Sarajevë dhe Bosnje e Hercegovinë. Të shënojmë edhe ne shqiptarët e Sarajevës në mënyrë dinjitoze këtë datë të madhe për kombin tonë siç na ka hije”, thotë Fidani.
Vlerësohet se SOT në BeH jetojnë 8 deri në 12 mijë shqiptarë, që i bën SHQIPTARëT një nga pakicat më të mëdha në BeH.
Shqiptarët në BeH janë të organizuar në Shoqata kombëtare për të ruajtur dhe kultivuar traditën dhe kulturën e tyre. Ata shënojnë datat e rëndësishme të historisë shqiptare, që shërbejnë për forcimin e lidhjeve mes tyre dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, duke e përcjellë edhe tek gjeneratat e reja./Lideri