S’ka përgjegjësi institucionale për mazutin e dëmshëm
Qeveria deri më tani nuk ka gjetur asnjë përgjegjësi në Institucionet shtetërore për mazutin e kontestueshëm që e ndoti mjedisin. Nga zyra e Zëvendëskryeministrit Ljupço Nikollovski, i cili udhëhoqi hetimet dhe paralajmëroi përgjegjësi për të gjithë ata që bënë gabim, tani thotë se gjithçka që ata mblodhën si informacion u dërgua në Prokurorinë Publike dhe i ngrenë supet për përgjegjësinë institucionale .
Alsat
Menu
Switch skin
S’ka përgjegjësi institucionale për mazutin e dëmshëm
A525.06.2021 326 1 minute read
Qeveria deri më tani nuk ka gjetur asnjë përgjegjësi në Institucionet shtetërore për mazutin e kontestueshëm që e ndoti mjedisin. Nga zyra e Zëvendëskryeministrit Ljupço Nikollovski, i cili udhëhoqi hetimet dhe paralajmëroi përgjegjësi për të gjithë ata që bënë gabim, tani thotë se gjithçka që ata mblodhën si informacion u dërgua në Prokurorinë Publike dhe i ngrenë supet për përgjegjësinë institucionale .
– Advertisements –
“Pas detyrave të caktuara të qeverisë, të gjitha institucionet kompetente me kohë, brenda afateve të dhëna, dorëzuan informacione, secili në përputhje me kompetencat”
Për dallim nga qeveria, OJQ-të fajësojnë Drejtorinë e Doganave dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, si përgjegjës për kontrollimin e çdo dërgese që hyn në vend, veçanërisht karburantet.
Përndryshe, inspektorati i tregut е gjobiti me 10 mijë euro kompaninë “Eurotim” e cila solli mazutin kontestues, ndërsa personi përgjegjës në kompani mori gjobë prej 3,000 euro. Kompania u gjobit për shkak të vlerave më të larta të ujit dhe parametrave të sedimenteve dhe përmbajtjes së hirit, që e ka pranuar vetë.
“Është sjellë vendim me të cilin personi juridik është urdhëruar t’i eliminojë mospërputhjet te produkti i kontrolluar ” mazut” dhe u caktua një afat prej 15 ditësh për të vepruar sipas urdhrit”
Komisioni Rregullator i Energjetikës ende nuk ka vendosur nëse do t’i merr apo jo licencat e katër kompanive të naftës. Vendimin thonë se do të publikojnë javën e ardhshme. Momentalisht shqyrtohen argumentet e ndërmarrjeve RKM, Supertrade, Pertinax nga Shkupi dhe Li-Oil nga Kavadari, ndërsa procedura për heqjen e licencës u hap për shkak se ato nuk kishin rezerva operacionale të mazutit. Ambientalistët presin mbylljen e kompanive që e ndotin mjedisin me vetëdije.