Mexhiti: Qeveria mori vendim, 20 milionë euro për sheshin “Skenderbeu”
Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për ndarjen e 20 milionë eurove për financimin e projektit për sheshin “Skenderbeu”. Bëhet fjalë për ndërtimin e parkimit nëntokësor që siç tha zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, do ta zgjidhë problemin shumëvjeçar me mungesën e vendparkimeve në këtë rajon. Punimet pritet të fillojnë në vitin 2025, ndërsa parashikohen 371 vende për parkim në dy nivele nëntokësore. Të gjitha fazat e projektit do të zhvillohen në mënyrë transparente, theksoi Mexhiti.
“Qeveria ka vendosur që të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e garazhit nëntokësor shumëkatësh pranë sheshit “Skenderbeu” në Shkup. Ky projekt shumëvjeçar parashikon ndërtimin e 371 vendeve të reja për parkim të shpërndara në dy nivele nëntokësore me një sipërfaqe totale prej më shumë se 13 mijë m2. Gjithashtu do të sigurohen një numër i përshtatshëm vendesh parkimi për persona me nevoja të veçanta”, deklaroi Izet Mexhiti – zv.kryeministër. /Alsat.mk