BallinaMaqedoni

Danella Arsovska: Nuk e kam ndërmend të kandidoj sërish për kryetare të Shkupit?

Fare nuk e kam ndërmend të kandidoj sërish për kryetare të qytetit të Shkupit, tha kryetarja aktuale, Danela Arsovska.

Në konferencën e sotme për media me rastin e dhurimit të 6 autobusëve të qytetit ekologjik nga BE-ja, Arsovska tha se nuk i shkon aspak mendja të kandidojë sërish për kryetar të kryeqytetit, transmeton portali Lideri.mk.

– Kur kam kandiduar për kryetar të Qytetit të Shkupit, atëherë kam pasur mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, e cila fatkeqësisht nuk ka zgjatur shumë. Lidershipi i kësaj partie thjesht nuk arriti ta kapërcejë veten. Kotësitë atje janë shumë të mëdha. Faleminderit, por nuk dua të punoj më me njerëz të tillë – tha Arsovska.

Pyetjes se kur dhe nëse do të dekorohet kryeqyteti në prag të festave të fundvitit, ajo u përgjigj se procedurat kanë filluar dhe se programin qytetarët do ta mësojnë javën e ardhshme./Lideri