BallinaMaqedoni

Takim Gashi – Kurti: Shetet tona duhet të ecin krah për krah

Kryeparlamentari Afrim Gashi gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë ka takaur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Afirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe thellimin intensiv të dialogut mes shteteve tona. Në këtë kontekt, theksuam se dy seancat e qeverive të Maqedonisë së Veiut e Kosovës, ku u nënshkruan protokolle e memorandum me rëndësi strategjike për zhvillim të përbashkët, padyshim përforcojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet.
Diskutuam për rëndësinë e zbatimit të projekteve ekonomike dhe infrastrukturore, si dhe mbështetjen për rrugën drejt Bashkimit Europian, ku u pajtuam që shtetet tona duhet të ecin krah për krah në ndërtimin e një të ardhme të sigurtë e të qëndrusheme europiane”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.