Fazliu me urim emocional në 35 vjetorin e “Shvercerave”: Jeni Zemra dhe Shpirti i Çairit!
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njeheri kryetar i degës së Alternativës në Çair, me një urim emocional i është drejtuar grupit të tifozëve të FC Shkupi, Shvercerat, me rastin e 35 vjetorit të themelimit.
““Shvercerat – 35 Vite Zemra dhe Shpirti i Çairit!”
“Shvercerat” janë një histori që Çairi e mban me krenari. Për 35 vite, ata kanë qenë zëri, shpirti dhe energjia që ka ngritur lart flamurin tonë në çdo stadium e çdo sfidë. Më shumë se tifozë, ata janë një familje që bashkon lagjen tonë dhe frymëzon breza të rinj me pasionin për sportin dhe identitetin.
Çairi sot feston me ju, “Shvercerat”!
Urime përvjetorin dhe le të vazhdojë kjo histori e madhe krenarie edhe për shumë vite!”, ka shkruar Fazliu në urimin e tij./Lideri