“Jo Euro 2027 me shkijet”, Tifozat Kuq e Zi kundërshtojnë Europianin me Serbinë
“Jo Euro 2027 me shkijet”, Tifozat Kuq e Zi kundërshtojnë Europianin me Serbinë
Mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Air Albania” u luajt ndeshja e fundit e Shqipërisë për Ligën e Kombeve.
Edhe pse Kombëtarja humbi përballjen me Ukrainën dhe zbriti në Ligën C, kjo ndeshje shërbeu për të dhënë mesazhe të forta.
Një prej këtyre mesazheve ishte për vrasjen e futbollistit 14-vjeçar Martin Cani, ndërsa Tifozat Kuq e Zi kujtuan edhe Europianin U-21 2027 që Federata Shqiptare e Futbollit planifikon ta zhvillojë në bashkëpunim me Serbinë.
Tifozat kuqezi me anë të disa pankartave i kujtuan FSHF-së bëmat dhe masakrat e serbëve ndaj popullit shqiptar. Ata thonë se reagimet për këtë organizimin të turpshëm, siç e cilësojnë vetë, nuk do mbyllen me kaq pasi një bashkëpunim i tillë konsiderohet tradhti.
Mbrëmë, jo për të përmbyllur, por për të vazhduar edhe më, me reagime ndaj organizimit të përbashkët me shkijet të EURO’27 për kategorinë U-21.
Si një reagim ndaj FSHF-së si bashkëorganizatore dhe mbrojtëse e madhe e idesë së këtij bashkëpunimi, kemi shkruar disa nga të bëmat e shkijeve ndaj popullit shqiptar që konsiderojmë se janë të mjaftueshme, që bashkëpunime të tilla të konsiderohen TRADHËTI.
– 15 mijë të vrarë vetëm në luftën e fundit dhe dhjetëra mijëra të vrarë e masakruar nëpër histori.
– 20 mijë gra shqiptare të dhunuara
– 1 milion shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre
– 650 shkolla të shkatërruara
– 30 masakra të kryera mbi civilë shqiptarë të pambrojtur për më pak se 6 muaj.
– 14.10.2014, kur një stadium i tërë në prani të gjithë krerëve shtetëror këndonte për vrasjen e shqiptarëve në kor. Këto thirrje vazhdojnë edhe sot në çdo ndeshje të tyre.
– Afrim Bunjaku, heroi më i ri, i cili u vra nga shkijet pak kohë më parë
– Përparim Thaçi, futbollist, i cili u vra nga shkijet në luftën e fundit
Këto ishin vetëm disa nga pankartat tona që u shfaqën në këtë ndeshje, por jo për të përmbyllur ciklin e reagimeve nga ana e jonë në lidhje me këtë organizim të turpshëm.
Reagimet tona, do të vijojnë, e do të radikalizon deri në dhënien fund të kësaj marrëzie që në emër të kozmopolitizmit po fyhen viktimat dhe e kaluara jonë e dhimbshme.