Mexhiti: Rruga Tetovë-Prizren, së shpejti realitet
Rruga Tetovë – Prizren pritet të fillojë së shpejti njoftoi kryeministri i Kosovës Albin Kurti por edhe zv.kryeministri i parë i Maqedonisë, Izet Mexhiti.
–
Nga pjesa e Kosovës, marrëveshjet janë miratuar dhe buxheti është ndarë, madje ka filluar edhe ndërtimi i rrugës. Nga ana e Maqedonisë, rruga është në fazën e përgatitjes së projektit të tunelit në gjatësi prej 6.2 kilometrave.
“Poashtu është ripërtërirë grupi punues dhe përshpejtimi i rrugës Tetovë-Prizren që nënkupton që së shpejti do të hapet tenderim për projektimin e tunelit 6.2 kilometra që është pak më i gjatë se Kalimashi. Kjo dukshëm do e lehtëson qarkullimin sidomos të Tetovës, Prizrenit dhe qyteteve që janë përreth aty”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.