Lajmet e reja

Mickoski: Stoillkoviç digjej nga dëshira për të ardhur në Prishtinë, por ishte nxënë (Video)

I pyetur se pse ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoillkoviç nuk ishte sot prezent në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-Maqedoni e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski tha se ai kishte obligime, shkruan TV21. Mickoski tha Stoillkoviç “digjej nga dëshira” për të qenë në Prishtinë.

“Unë do të doja të them se, anëtari i qeverisë, z.Stoillkoviç digjej nga dëshira që të jetë këtu në Prishtinë, por për shkak se ne e shtymë seancën qeveritare, duhej të ishte të premten, sot është e hënë, për shkak të arsyetimit për detyrimet, nuk është këtu”, deklaroi Mickoski në komentin e tij për mungesë të ministrit pro-serb në seancën ndërqeveritare në Kosovë./tv21.tv