Taravari: Unë nuk flas keq për shokët, me Selen kemi kaluar një dekadë si badhkëpunëtorë
Arben Taravari, ministri i Shëndetësisë, që është edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët ishte mysafir në “Oxygen” me Besim Dinën, ku tha gjëra të pa thëna më parë. Ai tregoi që ka dëgjuar nga Ziadin Sela ofendimet më të rënda që kanë qenë të papritshme për të.
“Me Ziadinin një dekadë kemi kaluar shumë mirë. Më pas ai më ka ofenduar mua që më ka habitur, por ky kapitull për mua është i mbyllur. Unë asnjëherë për shokët nuk flas keq, duhet t’i mbajmë kujtimet e mira. Unë emocionalisht e kam përjetuar keq, sepse me një shok që kemi qenë mbi 8 vite, të dëgjosh këto fjalë është keq dhe rëndë për t’u përjetuar”, tha Taravari.