Shpërndajeni! Nëna e vetme, pa kulm mbi kokë kërkon ndihmë! Dy fëmijëve s’mund t’ua plotësojë asnjë dëshirë
Nr. telefoni: 070858816
Mividet Uska jeton në banesë me qira bashkë me fëmijët e saj, Jasinin 5 vjeç dhe Rajën 4 vjeçe. Është e pa punësuar dhe shpenzimet mujore i mbulon me ndihmën e njerëzve human. Thotë se shpesh e akuzon veten për shkak se nuk mund t’ua plotësojë dëshirat fëmijëve, e as nevojat themelore.
“Shumë e fajësoj veten, them nuk po mundem me ia plotësu dëshirat. Ndjenjë më të keqe për një nënë nuk ka. Djali shkon në xhami, thotë mami unë sot jam lut për një shtëpi ta kemi. Mami u luta për ty. Thotë unë jam burri i shtëpisë. Thotë unë jam burri i shtëpisë tani. Thotë mami mos u mërzit më ke mua. Normal është që mërzitem kur i dëgjoj këto fjalë nga një fëmijë 5 vjeçar”, tregon Mividet Uska mes dhimbjesh.
Ajo nuk ka punë të rregull për shkak se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj. Nuk merr ndihmë nga shteti, as nga familjarët e as nga babai i fëmijëve nga i cili është e divorcuar. Kur ka mundësi shkon të pastrojë nëpër banesa, për çfarëdo mundësie pune që gjen, por kjo nuk mjafton që t’i paguaj faturat dhe qiranë, e jo më që të mund të sigurojë kulm mbi kokë për të cilin ka më së tepërmi nevojë.
“Kisha pas dëshirë ta kem një dhomë, një dhomë por të jetë e imja që të mos paguaj qira. Pastaj edhe po të punoj nga pak mjafton, a kështu të punosh gjithë ditën dhe përsëri me një pagë nuk ia arrijë. Ka shumë harxhime. Ta kemi një kulm edhe ne si të gjithë, mos ta kemi brengën e qirasë”, rrëfen Mividet Uska.
Edhe Jasinit në shpirt i rëndon brenga më e madhe e nënës së tij – pagesa e qirasë dhe faturave. Një prej dëshirave të tij më të mëdha është të kenë një kulm mbi kokë dhe të mos paguajnë qira. Ai nga nëna e tij nuk kërkon asgjë që t’i blejë për shkak se në mendja e ka pagesën e qirasë.
“Të blej me hangër, kam dëshirë me ble një banesë, me qenë pa qira… gjithë shokët e mi kanë gjëra të mira.
-Çfarë të thotë mami në shitore?
-Kur më thotë mos blej, unë nuk blej sepse duhet me pagu qiranë@, shprehet Jasin Uska.
U larguam nga kjo familje me shpresë që njerëzit human do t’i ndihmojnë dhe në vizitën tonë të ardhshme do të na presin në një vend i cili është në pronësi të tyre dhe nuk do ta kenë më brengën e qirasë.
PËRGATITI: BILJANA NIKOLLOVSKA & SADIKE H. BELULI