Lajmet e reja

Ekskluzive/ FC Shkupi me sponsor të ri, largohet Olgün Aydin

Pas paralajmërimeve për tërheqjen nga gara dhe stopimin e aktivitetit futbollistik nga ana e presidencës aktuale, sponsor të ri nga Gjermania pritet ta marrin FC Shkupin duke blerë kështu ekipin nga presidenti aktual, Olgün Aydin.

Burime të TV KLAN Maqedoni bëjnë me dije se marrëveshja veçmë është mbyllur dhe FC Shkupi do t’i vazhdojë garat në ligën e parë të Maqedonisë.

Ky lajm pritet të zyrarizohet së shpejti dhe të kthejë gëzimin në fytyrat e “mërzitura” të tifozëve Shvetcerave tē cilat kujtojmë se dit më parë kanë mbajtur mbledhje dhe kanë diskutuar gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet klubi.

Mediat sportive gjatë ditës raporyuan se nga ndeshja e fundit me Vardarin të cilën e humbi skuadra nga Çairi nuk ka zhvilluar as përgatitjet bazike. /tvklan.mk