EKSKLUZIVE/ “Ftesa nga kombëtarja shqiptare, momenti më i lumtur për mua si prind”, flet Qani Fetai, babai i futbollistit kuqezi, Feta Fetai
Babai i Feta Fetait, djaloshit nga lagja e Dizhonit në Çair të Shkupit, Qaniu ka dhënë për herë të parë një intervistë për një media shqiptare, ku ka rrëfyer detaje se si djali i tij u bë pjesë e Kombëtares shqiptare.
“Modriçi” shqiptar u ftua për herë të dytë nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës.
Në një intervistë ekskluzive për Open-TV, Qaniu tregon se Fetai ka filluar të merret me futboll që në moshën 7 vjeçare.
Ai thotë se ftesa nga kombëtarja shqiptare ka qenë momenti më i lumtur për të si prind.
“Na mori në telefon dhe na tregoi që i kanë bërë ftesë. Ne u ndjemë shumë të lumtur, u gëzuam shumë, gjithashtu dhe Fetai u gëzua shumë.
Pres të debutojë dhe do të shkojmë ta ndjekim. Fetait i është përshtatur Lokomotiva, ndihet shumë i lumtur dhe i qetë, është shumë i kënaqur.
Fetai e ka nisur karrierën prej moshës 7-vjeçare te klubi i Shkupit, më pas Rabotnicki dhe prej aty te Lokomotiva në Zagreb. Nga Lokomotiva u ftua te Kombëtarja shqiptare.
Që i vogël ëndrra e tij ishte të bëhej futbollist, kishte dëshirë dhe luante. Ka qenë fëmijë i urtë dhe i qetë. Fetai është fëmija im i dytë në radhë, kam tre djem dhe një vajzë.
Për mua momenti më i lumtur ka qenë ftesa e Kombëtares së Shqipërisë. Unë si prind ëndërroj ta shoh diku në Europë”, u shpreh Qani Fetai për Open-TV.
Intevista e plotë: