Tetovari ankohet se u mashtrua nga një dibran për 15 mijë euro
SPB Tetovë ka paraqitur një kallëzim penal ndaj E.N. (53) nga fshati Xhepçisht, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Më 01.03.2024, B.M. ka raportuar se pas një marrëveshjeje paraprake me të akuzuarin, si kompensim i kishte dhënë kamionin e tij një miku të të akuzuarit nga Dibra, i cili kishte një kompani mobiljesh, dhe në këmbim do të merrte mobilie me vlerë prej 15,000 euro, aq sa ishte vlera e kamionit. Deri në ditën e raportimit, i dëmtuari nuk i kishte marrë mobiliet dhe as nuk kishte mundur të kontaktojë me të akuzuarin.