Maqedoni

Murtezani nënshkroi, Maqedonia një hap më afër 52.5 milionë eurove

Ministri për çështje europiane, Orhan Murtezani, pas autorizimit të djeshëm në seancën e Qeverisë, sot nënshkroi kërkesën për parafinancim prej 7% në suaza të Agjendës së reformave të vendit. Me dërgimin e kësaj kërkese në vlerë prej 52.5 milionë eurove Maqedonia bëhet vendi i parë në rajon që i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për parafinancim në suaza të mekanizmit të ri europian. BE parasheh 7% prej shumës së përgjithshme të mjeteve nga Plani për rritje të Komisionit europian, për të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimorë, pas miratimit të Agjendave të tyre të reformave, duke siguruar mjetet për parafinancim. Ky program financiar në vlerë prej 6 miliardë euro i përfshin vitet 2024-2027 dhe ka për qëllim dyfishimin e rritjes ekonomike në rajon 10 vjetët e ardhshëm.