Maqedoni

Abetares mbarëkombëtare sot iu gëzuan edhe nxënësit e shkollës “Toli Zordumis” nga Kumanova

Sot Abetares së unifikuar iu gëzuan edhe nxënësit shqiptarë dhe kolektivi i Shkollës Fillore Komunale “Toli Zordumis” në qytetin e Kumanovës.
Në sytë e vogëlushëve shumë miqësor e të talentuar, vërehej një zell i paparë për të fituar sa më shumë dije e përvoja të reja, dhe për t’u bërë bartës të proceseve të së ardhmes.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, po vazhdon të jep kontributin e tij edhe në funksion të edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj në frymën e drejtë dhe të vërtetë kombëtare.