Truproja e Millosheviqit: Atentati ndaj Gligorovit nuk ka qenë i rastësishëm, ishte marë vesh për kthimin e Maqedonisë në Jugosllavi?
Ish-truproja e Sllobodan Millosheviqit, Goran Pajiq, ka zbuluar detaje të panjohura lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.
Sipas pretendimeve të tij, Gligorov është pajtuar me Sllobodan Millosheviqin që Maqedonia të jetë pjesë e Jugosllavisë së re. Menjëherë pas kësaj u organizua vrasja e Gligorovit, i cili i mbijetoi atentatit.
Sa për rikujtim, një ditë para atentatit, Gligorov qëndroi në Beograd për një takim me Millosheviqin, transmeton Lideri.mk. Detajet e takimit nuk u njoftuan asnjëherë, shkruan Mondo.
– Kur u bë atentati ndaj Kiro Gligorovit në vitin 1995, para kësaj kishte një takim të fshehtë në Beograd me Sllobodan Millosheviqin dhe ranë dakord që Maqedonia të jetë pjesë e Jugosllavisë së re. Mirëpo, mesa duket kjo nuk i konvenonte dikujt, ndaj organizuan një atentat të shpejtë dhe të organizuar mirë. Për çështje të tilla vendoset në një pjesë të sekondë”, ka thënë Pajiq./Lideri