Kolumna

𝐌𝐢𝐧ç𝐞𝐯𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐭𝐨𝐢𝐥𝐤𝐨𝐯𝐢𝐪𝐢𝐭 𝐢 𝐩ë𝐥𝐪𝐞𝐧 𝐨𝐬𝐞 𝐣𝐨, 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐨 𝐩𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞

Shkruan: Naser Pajaziti

Në vitin 2024, të shohësh ministra që bëjnë “akrobacione” për të shmangur respektimin e gjuhës shqipe, një të drejtë e garantuar me ligj, është për të ardhur keq.

Ministrat Goran Minçev dhe Ivan Stoilkoviq duhet të kuptojnë se gjuha shqipe nuk është çështje preferencash personale, por një pjesë thelbësore e Maqedonisë së Veriut, një shtet i ndërtuar mbi diversitetin dhe barazinë. Ligji për gjuhët është i qartë: shqipja apo siç shkruan zyrtarisht gjuha që e flasin mbi 20%) është gjuhë e dytë zyrtare dhe duhet respektuar në çdo institucion, përfshirë edhe ato që drejtojnë këta ministra.

Injorimi i ligjit nuk tregon forcë apo autoritet, por vetëm mungesë respekti ndaj qytetarëve që përfaqësojnë.

Ato ministri nuk i’a ka bërë baba dhe se ligji e thotë qartë:

Nen 1

(3) Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, entet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabeti i saj, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.

Neni 6

(4) Ueb faqet e institucioneve nga neni 1 i këtij ligji dhe përmbajtja e ueb faqeve krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj, detyrimisht publikohen edhe në gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.

Neni 20

(1) Për mbikëqyrje mbi zbatimin e plotë dhe konsekuent të dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve, themelohet Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve (në tekstin e mëtejshëm: Inspektorati), në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë me cilësi të personit juridik.

Neni 22

(1) Gjobë në shumë prej 4.000 deri në 5.000 euro në kundërvlerë me denarë për kundërvajtje do t’u shqiptohet organeve të theksuara në nenin 1 paragrafi (3), nenin 2 paragrafi (3), si dhe të gjitha institucioneve tjera për mosrespektimin e dispozitave të këtij ligji. (2) Gjobë në shumë prej 30% të gjobës së përcaktuar do t’i shqiptohet personit zyrtar dhe personit përgjegjës në organet nga paragrafi 1 i këtij neni.

Naser Pajaziti