Maqedoni

Policia e Shkupit me dronë po e kërkon 43 vjeçaren e zhdukur

Policia vazhdon kërkimet për 43-vjeçaren Lidija Trajkovska, e cila është zhdukur para tre ditëve. Familja që e ka denoncuar të zhdukur thotë se ajo nuk ka probleme shëndetësore dhe nuk është grua konfliktuoze.

Policia bën të ditur se përveç kërkimeve në terren, bisedave informative, inspektimit të kamerave, është bërë edhe kërkim me dronë, transmeton portali Lideri.mk.

Familja njoftoi më herët se Lidia doli nga shtëpia dhe shkoi në stacionin e autobusëve. Sipas informacioneve të tyre, ajo ka qenë e shqetësuar, por nuk dihet se për çfarë arsye. Ajo nuk ka telefon apo dokumente me vete. Në momentin e zhdukjes ajo kishte veshur një xhup të gjelbër me lara të zeza, xhinse të bardha dhe çizme të zeza.

Familja fton të gjithë qytetarët që mund ta kenë vënë re apo kanë informacione që do të ndihmonin në gjetjen e saj, të kontaktojnë në numrin 071 345 208 ose policinë./Lideri