Maqedoni

Memedi: Jeta e secilit fëmijë vlen më shumë se gjithçka tjetër

Tē nderuar qytetarë, informacionet nga Klinika e fëmijëve që jepen jooficialisht shpesh kanë tendencë politike, dhe nuk e kanë me rëndësi jetën e fëmijëve por karriken e drejtorit, thotë drejtorit i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi.

Sipas tij, fëmijët janë më të dashurit tanë, jeta e secilit fëmijë vlen më shumë se gjithçka tjetër.

Reagimi i plotë
Për hirë të së vërtetës dhe për dijeni të opinionit detyrohem të publikoj të dhëna statistikore zyrtare nga Klinika e fëmijëve!

Në këtë tabelë qartë është e dukshme se në vitet e kaluara- kur në pushtet dihet kush ka qenë- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë deri edhe 3 herë më e lartë në krahasim me këtë vit! Ka pasur mesatarisht deri 9 vdekje në muaj!

Për këto informacione zyrtare dhe të tjera, javën e ardhshme do ta njoftoj opnionin përmes mediave elektronike, në Press konferencë.

Në këto 4 muaj, sa jam u.d drejtor i Klinikës Univerzitare për sëmundje të fëmijëve,
gjatë skanimit të gjendjes në Klinikë kam hasur në shumë probleme të shtresuara me vite të tëra e të pazgjidhura! Disa prej tyre janë defekte me rezik të lartë, të cilat i kemi adresu me urgjencë dhe tani jemi në fazën e sanimit të tyre.
Opinioni do të jetë i informuar me kohë për të gjitha punimet që jemi duke realizuar në Klinikën e fëmijëve.