Maqedoni

Një person nga Shkupi gjendet i vdekur afër Haraçinës

Më datë 07.11.2024 në ora 13:21 policia e Shkupit është njoftuar se trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore është gjetur në udhëkryqin e Haraçinës drejt kryqëzimit për Hipodrom. Pas masave të marra dhe kontrollit të kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për B.M (63) nga Shkupi, i cili është raportuar se është larguar nga shtëpia më datë 27.10.2024, transmeton Lideri.mk.

“Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, njoftoi policia./Lideri