Kasami: Në zgjedhjet lokale shkojmë bashkë, VLEN-i punon në drejtim të shkrirjes në një parti
Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në një intervistë për Alsat tha se VLEN nuk ikë nga zgjedhjet, por interesi i qytetarëve është që mandatin e marrë për realizimin e projekteve ta mbarojmë deri në fund. Kasami përsëriti edhe një herë se bashkë me partitë e koalicionit punojnë që në zgjedhjet lokale të shkojnë si VLEN dhe njëkohësisht në drejtim të unifikimit të një subjekti politik.
“Punojmë në drejtim të asaj që të shkojmë si koalicion VLEN në zgjedhje lokale, me lista të këshilltarëve dhe kryetarë dhe punojmë edhe në drejtim edhe të harmonizimit apo të unifikimit, në një subjekt politik. E vetmja çështja që ka ngelur për tu diskutuar është kontributi i çdo subjekti politik në subjektin e ardhshëm që do të dalë si parti politike dhe jemi darkorduar që zgjedhjet lokale mund të jenë indikator i mjaftueshëm që të shohim se cili subjekt politik do të duhej të kontribuonte dhe sa do të kontribuonte”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa, VLEN. /Alsat.mk