Dy fëmijë të humbur në Shkup 4 dhe 5 vjeç, u gjetën shëndosh e mirë
Sot (07.11.2024) në ora 11:50 në rrugën “Stefan Cvetkoviq” në Shkup, në afërsi të Bankës Popullore, nga një qytetar është gjetur një djalosh katërvjeçar. Ai ka qenë me trotinet të vogël dhe nuk fliste, njoftoi MPB. Rreth orës 14:30, fëmija u raportua i zhdukur në stacionin policor të Çairit dhe pak më pas iu dorëzua prindërve në Komisariatin e Policisë Qendër, transmeton Lideri.mk.
Po sot në Bit Pazar qytetarët kanë gjetur një vajzë pesëvjeçare, e cila është dërguar në kopshtin “Fidani”, nga ku është marrë nga nëna e saj./lideri