Padi penale kundër ish ministres së mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska
Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-ministres së Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në Prokurorinë e Shkupit për shkak të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal dhe e ftoi ministrin aktual Vlado Misajlovski në dialog social për zgjidhjen e problemeve të ushtarëve profesionistë, transmeton Lideri.mk. Ndryshe, ata thonë se do të shpallin protestë.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Ushtarëve Profesionistë, Aleksandar Naskovski, problemi ka 11 muaj dhe është trashëguar nga ministri i mëparshëm dhe nëse nuk zgjidhet sa më shpejt, ushtarët profesionistë do të protestojnë para Qeverisë si në vitin 2009.
– Duhet të ketë një dialog social dhe jo të bllokohet dhe të vidhet sindikata. Ushtarët profesionistë kërkojnë zgjidhjen e statusit të tyre, të drejtën për pension pas 45 vjetësh dhe transformimin e marrëdhënieve të punës për një kohë të pacaktuar”, tha Naskovski./Lideri