Maqedoni

Aksion i policisë në Shkup, arrestohen dy persona për tregti me lëndë narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje (23.06.2021) rreth orës 17:00 Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Tregtinë e Paligjshme të Drogave, Armëve dhe Substancave të Rrezikshme, në Rrugën “Srbija” ka privuar nga liria personat A.R. (43) dhe E.S. (29), të dy nga Shkupi.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, ata janë arrestuar për shkak të dyshimeve se ata kanë kryer veprën “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”.

“Gjatë kontrollit të një automjeti taksi, në të cilin transportohej A.R., u gjetën dy çanta me marijuhanë, të cilat do t’i dorëzoheshin një personi tjetër për të kryer transportin në Republikën e Turqisë. Pak më vonë, në të njëjtin bulevard, u ndalua një automjet i tipit “Citroen C4” me targa të Shkupit, në pronësi të A.R., dhe i drejtuar nga E.S”. Në koordinim me oficerët e policisë nga SPB Shkup, pas një urdhri të gjykatës, u kryen kontrolle në shtëpitë e dy personave, gjatë të cilave u gjetën dhe sekuestruan disa pako marijuhanë, me peshë rreth pesë kilogramë dhe një matëse. Të dy personat u ndaluan në Stacionin Policor Bit Pazar dhe pas dokumentimit të çështjes, ndaj tyre do të ngritën kallëzime penale”, thuhet në kumtesën e MPB-së.