A nuk paska vend në Akademi për një shkencëtar si profesor Xheladin Murati?
Shkruan: Daim Ilazi
GNOTHI SEAUTON-NJIHE VETVETEN
Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve dhe intelektualë të tjerë të mëdhenj maqedonas na thonë se Akademia është e hapur për të gjithë. Vetëm një pyetje e thjeshtë: A nuk ka vend për një Prof. Dr. Xheladin Murati, një shkencëtar i madh politikan, profesor universitar me 60 libra shkencorë, për një shkrimtar, poet, romancier, dramaturg të madh si Resul Shabani me 50 libra, për një Prof. dr Tahir Zajazi me 40 libra, për aktorin e madh të teatrit dhe filmit Bajrush Mjaku, për një Dr. Prof. i mjekësisë, kardiolog me famë botërore që bën mrekulli në klinikat në Zvicër, Gjermani-Dr. Omer Xhemaili,ish nxënësi im i shkëlqyer në shkollën medicinale në Tetovë, për poetët dhe romancierët e rangut europian me 40, 50 libra Murat Isaku e Abdylazis Islami, Agim Vinca, për Prof.Dr. Mirushe Hoxha, poliglote me 2 magjistratura dhe doktoraturë në Nicë të Francës, Puntorie Ziba Muça, poeteshë sublime, romanciere me 40 libra të botuar dhe shumë studiues,intelektual të tjerë, për artisitin kolos Xhevat Limani, për piktorë e muzikantë akademik me standarde evropjane
që mund të krenohet Maqedonia e Veriut dhe Evropa…
Për fat të keq, sot asnjëri nga këto nuk është anëtarë i Akademisë, asnjë nuk ka zyrë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Është shumë e trishtueshme dhe e mjerë… Pra, mentaliteti primitiv ballkanik nuk përqafohet në Evropë, ndaj ne jemi në pritje të vetëdijësimit të elitës maqedone se kështu me këto sjellje e veprime BE nuk na pranon edhe gjatë kohë.
Në tempullin e Apolonit në Delfi të Greqisë shkruan Gnothi seauton, njihe vetveten.