Afrim Halili pacienti më i ri në Maqedoninë e Veriut që i transplantohet organ i dhuruar
22 vjeçari Afrim Halili është pacienti më i ri që ka pranuar organ të dhuruar në Maqedoninë e Veriut. Para 10 ditëve atij i është transplantuar veshka e dhuruar nga familja e një gruaje 40 vjeçare e cila ka humbur jetën. Intervenimi është kryet me sukses dhe veshka tani funksionon, me çka Afrimi ka shpëtuar nga dializa. Ai shprehet jashtëzakonisht i kënaqur, që tani mund të jetojë pa probleme. Storjen e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë: