Limani: Po punojmë intensivisht për të reduktuar listat e pritjes për regjistrimin në çerdhe
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në tribunën e pestë në kuadër të platformës “100% të përkushtuar për ty”, me fokus në çështjet sociale dhe shëndetësore në shoqërinë tonë.
Duke u përgjigjur në pyetje për listat e gjata të pritjes për regjistrimin në çerdhe, Limani theksoi se në 100 ditët e para, nisën aktivitete ndërtimi për 2 çerdhe, dhe dy të tjera u hapën. Ai përmendi gjithashtu nënshkrimin e marrëveshjeve për grante me komunat, një projekt të qeverisë, ku hyjnë edhe dy çerdhe të tjera.
“Në proces është ndërtim, ndërtim shtesë dhe pajisje të 15 çerdheve, me hapjen e të cilave kapaciteti do të rritet për 1,397 fëmijë,” tha Limani.
Ai informoi se, mbi 25 çerdhe janë planifikuar të hapen deri në vitin 2028. Limani theksoi se përveç investimeve kapitale, ministria po investon gjithashtu në forcimin e kuadrit profesional në çerdhe.
“Ministria është e hapur dhe vazhdimisht apelon deri tek komunat që të shprehin interes dhe të dorëzojnë projekte për çerdhe të reja ose zgjerimin e atyre ekzistuese, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësinë të përfshihet në arsim dhe edukim parashkollor,” përfundoi Limani.
Limani: Е rrisim mbështetjen dhe përfshirjen e grupeve vulnerabël të qytetarëve
Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, sot mori pjesë në tribunën e pestë në kuadër të Platformës “100% të përkushtuar për ty” me fokus në çështjet sociale dhe shëndetësore në shoqërinë tonë.
Në përgjigje të pyetjes se cilat politika dhe masa do të ndërmerr Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini me qëllim për të ofruar mbështetje dhe përfshirje më të madhe të grupeve vulnerabël të qytetarëve në shoqëri, ministri iu referua masave specifike që janë planifikuar në periudhën që vijon.
“Si ministri e resorit përkatës për realizimin e të drejtave dhe shërbimeve nga mbrojtja sociale të destinuara për grupet vulnerable të qytetarëve, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të njëjtëve, iu qasëm krijimit të politikave dhe masave specifike. Rritja e çmimeve dhe përkeqësimi i standardeve të jetesës çdo ditë prodhojnë pabarazi sociale edhe më të madhe. Prandaj planifikojmë: rritje të kompensimit për mbrojtjen sociale, gjegjësisht rritje të ndihmës minimale të garantuar për 10%, shtesës së veçantë për 30%, të ndihmës monetare për tetraplegjinë për 50%, për personat e shurdhër plotësisht për 20%, të drejtën e kompensimit të pagave për punë me orar të shkurtër për prindërit për shkak të kujdesit ndaj një fëmije ose një personi me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore dhe sëmundjet kronike më të rënda për 30% dhe e drejtë e re për ndihmë financiare për personat pa gjymtyrë të sipërme,” theksoi ministri Limani.
Ai shtoi se me projekte të veçanta përfshihen të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara. Megjithatë potencoi disa prej tyre si sigurimin e 1500 audio-librave të rinj për personat me shikim të dëmtuar, ndërtimin e shtigjeve për personat e verbër në të gjitha qytetet, futjen në përdorim të fletëvotimit me letër braille për personat me shikim të dëmtuar, trajnimin e përkthyesve të gjuhës së shenjave, mbështetjen për unifikimin e gjuhës së shenjave dhe të tjera.
“Do të parashikojmë program për punësimin e të paktën një personi me aftësi të kufizuara në të gjitha institucionet publike me mbi 50 punonjës. Do të sigurojmë programe speciale për personat me aftësi të kufizuara që fillojnë biznesin e tyre. Si dhe program për punësimin e jetimëve dhe kujdes prindëror pas mbushjes së moshës 18 vjet”, tha Limani.
Ai iu referua edhe politikave pensionale të Qeverisë dhe kthimit të dinjitetit të pensionistëve, të cilët në 100 ditët e para morën rritje lineare prej 2.500 denarë nga Qeveria, ndërsa rritjen tjetër do ta marrin në muajin mars.
Platforma “100% të përkushtuar për ty” është iniciativë e Qeverisë me qëllim të sigurimit të transparencës dhe dialogut të hapur me mediat dhe qytetarët dhe mundësinë për t’u informuar për aktivitetet e Qeverisë, si dhe për qëllimet dhe arritjet e ministrisë përkatëse.