Maqedoni

Dr. Valbona Mamuti, mjeke dhe profesoreshë nga Saraji që po edukon gjenerata të suksesshme

Një mjeke e re shqiptare që të bënë krenar në Shkup. Bëhet fjalë për D-r. Valbona Mamuti nga Saraji i Shkupit, një mjeke e re, me vlera të larta morale dhe kombëtare, energjike, e vendosur për të arritur majat e suksesit në fushën e mjekësisë shkruan AMERIKA RADIO.

Menjëherë pasi mbaroi me sukses në Fakultetin e Mjeksësisë në Universitetin prestiogjoz, “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, arriti që me shumë sukses të sistemohet në shkollën e mesme, në Gjimnazin e Sarajit, si profesoreshë e lëndëve mjekesore, duke ligjëruar lëndët profesionale mjekësore tek nxënësit e drejtimeve të medicinës.

D-r Valbona çdo ditë bënë planin për të ligjëruar tek nxënësit mësimet në fushën e mjekësisë në formën më të bukur, me qëllim që ata nxënës në të ardhmen të bëhen mjek të rinj. Në shkollën ku punon D-r Valbona mund të gjeni nxënës të shkëlqyeshëm që duan të marrin sa më shumë dije në fushën e mjekësisë, ndëra dr Valbona si profesoreshë gjithmon është aty për të ndihmuar.

Padyshim se për këtë sukses të madh të dr. Valbonës merit kanë një numër i madhë I profesorërëve të Fakultetit të mjekësisë në Shkup, ku profesoresha e re, ka marrë dijen dhe përgaditjen profesionale.

Ata profesor eminent të Fakultetit të Mjekësisë i kanë dhënë dhe do I japin D-r Valbonës përkrahje të fuqishme me dije dhe eksperiencën për të vazhduar drejtë specializimit të një fushe të mjekësisë, qoftë në drejtimin e internistikës, apo kirurgjisë.

Në këtë drejtim edhe pse profesoreshë e re, nuk mungojn as lëvdratat nga ana e nxënësve për dr.Valbonën.

Padyshim se në këtë drejtim përkrahje të fuqishme që nga dita e parë ka pasur nga prindërit dhe familja e mrekulleshme.

Ndërkoh, D-r Valbona Mamuti nga Saraji i Shkupit, vjen nga një gjeneratë e re, e shkëlqyer që kanë mbaruar studimet në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, duke arritur rezultate të jashtzakonshme.

Që në moshë të re Valbona, ëndërr dhe vizion jetësor e kishte të bëhet një mjeke, me të cilën punë do të ishte krenar gjatë gjithë jetës dhe do ju ndihmonte pacientëve hallexhinj .

Mirëpo për këtë sukses nuk mjaftonte vetëm dëshira dhe ideja, por padyshim për t’u bërë një mjek i mirë ,nevojitej këmbëngulësi dhe sakrific e madhe duke qëndruar me ditë dhe netë në bibliotekë dhe spitale.

Historia drejt suksesit e D-r. Valbonës ka qenë tepër e mundimshme , ku përpos studimeve të rrënda, ajo paralelisht për tu profesionalizuar ka marre pjesë në shumë trajnime.

D-r. Valbona është një vajzë e re, tepër pozitive, energjike që premton shumë, që një së shpejti ka në plan të punësohet si mjeke, të mbaron specializimin, ku të ardhmen e vetë e sheh të punon në ndonjë qendër të madhe mjekësore.

Autor i tekstit: Rexhep Ademi