Gjendet i vdekur në Gjermani 33 vjeçari shqiptar, ishte djali i vetëm i familjes
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Hamburg, Gjermani, ku 33-vjeçari Dritan Lalaj, nga Frakulla e Fierit, është gjetur i pajetë.
Policia gjermane zbuloi trupin e tij në banesë më 1 nëntor, dhe dyshimet fillestare sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Familjarët kanë treguar se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, ku shprehte dëshirën për t’i dhënë fund jetës.
Komuniteti shqiptar ka nisur një mbledhje fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, pasi familja ndodhet në kushte të vështira ekonomike.
Trupi i Dritanit pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda pak ditësh. Ai ishte i vetmi djalë i familjes. Pesë vite më parë nëna e tij ndërroi jetë dhe tani babai, Gori Lalaj, i sëmurë dhe pa të ardhura ka mbetur i vetëm.