BallinaMaqedoni

Ka ndërruar jetë foshnja tetë ditëshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Një foshnjë tetë ditëshe ka ndërruar jetë dje në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi është sjellë nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore, konfirmojnë nga Klinika.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një fëmijë të lindur para kohe me peshë të ulët, i cili vuante nga sepsa e rëndë.
Pritet që në ditët në vijim të publikohen informacione shtesë për rrethanat që kanë çuar në këtë situatë tragjike.