BallinaMaqedoni

Mickoski i kundërpërgjigjet Ahmetit: Udhëheqësia e BDI-së le të përgatitet për përgjegjësi, kur të vijë koha e zgjedhjeve do të përgatitemi

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një paraqitje para mediave komentoi edhe deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit i cili mbrëmë tha se në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale do të mbahen edhe parlamentaret. Mes tjerash Ahmeti i dërgoi edhe porosi Mickoskit ku tha se “le të përgatitet mirë dhe të dalë në fushë të mejdanit”.

E për këtë deklaratë kryeministri Mickoski tha se “udhëheqësia e BDI-së duhet të përgatitet për përgjegjësi, kur të vijë koha e zgjedhjeve do të përgatitemi”.