Mickoski si opozitar është përcjellur nga policia më shumë se klanet kriminale nga Shkupi
Kryeministri Hristijan Mickoski ka qenë më i përcjellur nga shërbimet sekrete gjatë qeverisjes së kaluar se klanet kriminele, thonë nga Qeveria.
“Kryeministri veçanërisht ka qenë i përcjellur në rajonin e Pellagonisë”, kanë thënë burime të larta qeveritare, transmeton Lideri.mk.
Edhe vetë Mickoski dje ka bë të ditur publikisht se është përcjellur me dronë, por burime nga qeveria thonë se tani eshte zbuluar se kryeministri aktual si lider i opozitës eshte përcjellë edhe me metoda tjera.
“Më shumë është përcjellur Mickoski se disa klane nga Shkupi”, thonë nga Qeveria.
Micksoski shtoi se me dronë është incizuar shtëpia e tij, por edhe kur ka qenë nëpër takime në Prilep dhe se për gjithë këtë ekzistojnë dhe procesverbale zyrtare në shërbimet për zbulim dhe kundërzbulim.
Kryeministri Mickoski theksoi se kur do të vijë radha për përgjegjësi, opinioni do të informohet, por se qeveria nuk do të krijojë teatër siç ka bë qeveria e kaluar, në një sistem që është me rëndësi vitale për vendin.
“E gjithë kjo do të prezantohet në mbledhje të mbyllur dhe e gjitha do të deklasifikohet. Ju e keni përcjellë liderin e opozitës me dronë, tani shkruani letra anonime Sa të doni shkruani, nuk mund t’i ikni përgjegjësisë”, tha Mickoski.
Sa i përket certifikatës së sigurisë të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, Mickovski porositi liderin e opozitës Venko Filipçe që ta ndryshojë ekipin që e brifon, sepse Hristovski posedon këtë certifikatë jo pesë, por 9 vite./Lideri